Pasdite kthehen shirat, parashikimi i motit për sot

Pasdite kthehen shirat, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë më të përqendruara në jug të Shqipërisë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 10°C në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 25°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 10°C.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Skandinav, Europa Lindore dhe pjesa Vendet e Europës Qendrore mbeten në ndikimin e vranësirave të dendura, të cilat do të gjenerojnë shira, herë pas here me intesitet të lartë.

Ndërsa Europa Perendimore dhe pjesërisht Ballkani do të paraqiten në ndikimin e motit të qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të lehta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy