“Je 40 vjeç, pse nuk bën fëmijë”, Dojna Mema: Vajza ia ktheu Albi Nakos ashtu siç e meritonte, unë bëhem zëri i vajzave që nuk kanë zë

“Je 40 vjeç, pse nuk bën fëmijë”, Dojna Mema: Vajza ia ktheu Albi Nakos ashtu siç e meritonte, unë bëhem zëri i vajzave që nuk kanë zë

Moderatorja Dojna Mema foli mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV lidhur me “batutën” e koreografit Albi Nako, i cili tha një pjesëmarrëseje në emisionin që Dojna Mema moderon se “je 40 vjeç, pse nuk bën fëmijë”.

Kjo “batutë” e tij shkaktoi reagime të mëdha në rrjetet sociale dhe lidhur me të Dojna Mema tha se nëse do të kishte mundësi të kthehej pas në kohë do të kishte reaguar pasi siç u shpreh ajo më pas ka pasur “njëfarë ndërgjegjësimi që vërtetë ishte e rëndë”.

Moderatorja gjithashtu theksoi se ajo bëhet zëri i vajzave që nuk kanë zë.

“Rastin e Albit unë mendoj se u gjenda në një situatë që ishte pak e shkëputur nga unë. Unë besoj në feminizëm, nuk besoj në feminizmin ekstrem që e shohim si rrymë kundra meshkujve. Unë mendoj se në atë moment ekzakt, vajza ia ktheu Albi Nakos ashtu siç e meritonte. Unë bëhem zëri i vajzave që nuk kanë zë. Unë nuk dua të bëhem zëri i vajzave që janë të afta të mbrohen vetë. Ishte një batutë e pa vënd e Albi Nakos, ai i tha je 40 vjeç, pse nuk bën fëmijë. Dhe ajo ia ktheu: Ti je 40 vjeç pse nuk bën ti fëmijë. Po të kthehesha pas në kohë sigurisht do të reagoja duke parë edhe se sa e madhe u bë dhe unë pata njëfarë ndërgjegjësimi që vërtetë ishte e rëndë. Por duke qenë se ajo ktheu atë lloj batute unë mendova se gjërat u vunë në vijë. Më pas mora vesh edhe prapaskenat që ishte diçka e orkestrur vetë pa dijeninë e produksionit, timen dhe të të tjerëve”, tha Dojna Mema.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy