109 persona kanë vdekur dhe 161 të tjerë rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet në Teksas.
Këto janë shifrat që janë bërë me dije nga autoritetet e këtij shteti.
Qarku Kerr është më i godituri.
“Në Kerr rezulton pjesa më e madhe e të zhdukurve”, tha guvernatori, duke shtuar se numri ka shumë të ngjarë të rritet.
Edhe Nju Meksiko u përball me një emergjencë përmbytjesh të menjëhershme, me Shërbimin Kombëtar të Motit që paralajmëroi për përmbytje të mëdha të martën në mbrëmje.



