Muaji i letërsisë, Begaj: Të nxisim dhe promovojmë leximin e librit shqip

Muaji i letërsisë, Begaj: Të nxisim dhe promovojmë leximin e librit shqip

Presidenti Bajram Begaj, vizitoi sot një librari kafe në Tiranë, për të përcjellë mesazhin e tij për muajin tetor, i konsideruar si muaji i letërsisë.

“Çdonjëri prej nesh duhet të nxisë e të promovojë leximin e librit shqip. Kështu ruajmë e trashëgojmë identitetin tonë gjuhësor, kulturor e kombëtar. Faleminderit botuesve shqiptarë të angazhuar në këtë mision kombëtar!”, shkroi Presidenti Begaj në një status që shpërndau në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ndër nismat parësore të Presidentit të Republikës janë ndërgjegjësimi i shoqërisë shqiptare për ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë shqiptare, ndërgjegjësimi mbi leximin dhe promovimin e politikave të librit shqip.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy