Një sherr i nisur mes një shqiptari dhe një italiani nuk ka përfunduar mirë për këtë të fundit, pas mbërritjes së një grupi shqiptarësh të tjerë në vendin e ngjarjes. Emanuele Morganti është rrahur barbarisht nga një grup shqiptarësh, aq sa jeta e tij është në rrezik nga plagët e marra.
Konflikti ka nisur rreth orës 02:00 të natës në ballkonin e një ndërtese ku 20-vjeçari Morganti po rrinte së bashku me të fejuarën e tij dhe shqiptarin, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Sherri ka degjeneruar në dhunë, e cila më pas është shtuar pas mbërritjes së shokëve të të të riut shqiptar.
Morganti është qëlluar në kokë me një hekur, çka i ka shkaktuar frakturë të kafkës, duke i rrezikuar jetën. Ndërkohë, të gjithë të rinjtë e përfshirë në këtë ngjarje janë shoqëruar në polici. Viktima njihet në zonë si njeri shumë i qetë, shkruajnë mediat locale në Itali.



