
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Dinamo City dhe Skënderbeu, e vlefshme për javën e 11-të në Superiore.
Pas 45 minutave të para, dinamovitët kryesojnë me rezultatin 2-1. Kacorri zhbllokoi rezultatin në minutën e 8-të, ndërsa Nikaj barazoi për Skënderbeun në minutën e 18-të.
Barazimi nuk zgjati shumë, pasi Lorenco Vila riktheu avantazhin për Dinamon në minutën e 29-të. Korçarët tentuan të reagojnë, por nuk ia dolën për të barazuar shifrat.



