Asambleja e KiE diskuton raportin për zgjedhjet e 25 qershorit: S’pati incidente serioze. Liderët të…

Asambleja e KiE diskuton raportin për zgjedhjet e 25 qershorit: S’pati incidente serioze. Liderët të…

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të KiE ka dalë në përfundimin se kandidatët në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri 25 qershor 2017 kanë bërë fushatë lirisht dhe të drejtat themelore, si e drejta për miting dhe liria e shprehjes janë respektuar. Procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të rregullt, pa incidente serioze, përveç disa rasteve të izoluara të dhunës.

Gjatë fushatës zgjedhore ka ekzistuar një klimë serioze mosbesimi mes partive kryesore politike. Kjo është influencuar nga kriza politike që nisi në vitin 2016, i ndjekur nga bojkoti i opozitës në parlament dhe kërcënimi i saj për bojkotimin e zgjedhjeve. Delegacioni i Asamblesë Parlamentare konsideron se liderët e partive kryesore politike duhet të fokusohen në rritjen e kulturës së dialogut dhe jo tek konfrontimet. Në lidhje me këtë, asambleja mirëpriti marrëveshjen më 18 maj mes liderëve të partive kryesore politike që mundësoi futjen e opozitës në zgjedhje.

Asambleja është informuar nga përfaqësues të partive politike për shitblerje votash, për presion mbi votimin. Në raport përmendet edhe konstatimi i disa parregullsive si për shembull në procesin e numërimit të votave. Shqipëria duhet të ndërhyjë në kodin zgjedhor përmes reformës.

Në raport përmendet edhe konstatimi i disa parregullsive si për shembull në procesin e numërimit të votave. Shqipëria duhet të ndërhyjë në kodin zgjedhor përmes reformës, thuhet më tej. /BW

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy