Negociatat Rusi-Ukrainë, mikpritës ministri i Jashtëm bjellorus: Delegatët të sigurt (VIDEO)

Negociatat Rusi-Ukrainë, mikpritës ministri i Jashtëm bjellorus: Delegatët të sigurt (VIDEO)

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei mirëpriti delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për bisedime të hënën, duke i siguruar delegatët se ata duhet të ndihen “plotësisht të sigurt”. 

“Të dashur miq, Presidenti i Bjellorusisë më kërkoi t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju siguroj gjithçka për punën e tyre, siç është rënë dakord me Presidentin Zelensky dhe Presidentin Putin. Këtu mund të ndihen plotësisht të sigurt. Kjo është detyra jonë e shenjtë. Presidenti Lukashenko shpreson sinqerisht se gjatë bisedimeve të sotme do të jetë e mundur të gjenden zgjidhje për të gjitha çështjet e kësaj krize. Bjellorusët po luten për këtë. Çdo propozim për organizimin e takimit të sotëm do të shqyrtohet dhe do të përmbushet absolutisht. Presim me padurim rezultatet”, tha Makei, raporton CNN.

Vendndodhja e saktë e takimit mes Rusisë dhe Ukrainës, është mbajtur sekret për arsye sigurie.

Negociatat po zhvillohen në Bjellorusi, por i vetmi vend që i njoftuar janë brigjet e lumit Pripyat në rajonin Gomel të Bjellorusisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy