Dua Lipa vjen në Shqipëri, flet për festivalin “Sunny Hill” dhe ndërtimin e kopshtit në Tiranë

Dua Lipa vjen në Shqipëri, flet për festivalin “Sunny Hill” dhe ndërtimin e kopshtit në Tiranë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa në shoqërinë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një vizitë të shkurtër në ambientet e ndërtimit të një kopshti të ri në Tiranë.

Mësohet se aktualisht ambientet e këtij kopshti janë duke u ristrukturuar pas dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Dua Lipa ka mbërritur në Shqipëri për të folur rreth festivalit “Sunny Hill” dhe ndërtimit të këtij kopshti të ri në Tiranë.

Lipa do të jetë e shoqëruar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, me të cilin do  të mbajë një konferencë për mediat.

Fokusi i vizitës së Dua Lipës në Shqipëri është festivali, i cili u zhvillua për herë të parë në vitin 2018 në Prishtinë.

Ndërkohë, mbetet për tu parë se cilat janë planet e Dua Lipës për organizimin e festivalit Sunny Hill në Shqipëri.

Qëllimi i realizimit të këtij festivali është që të mblidhen para për Fondacionin Sunny Hill.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy