Berisha fton qytetarët në protestë: Ndalet vetëm me rrëzimin e Ramës ose shuarjen e opozitës

Berisha fton qytetarët në protestë: Ndalet vetëm me rrëzimin e Ramës ose shuarjen e opozitës

Duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së pasdites së sotme të opozitës, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ajo do të ndalet vetëm me rrëzimin e Edi Ramës ose shuarjen e opozitës.

 

Në një dalje për mediat nga selia blu, ai deklaroi se këto pak orë ndajnë nga protesta që inauguron fillimin e betejës për përmbysjen përfundimtare të Edi Ramës dhe narkoshtetit të tij.

 

Berisha ftoj të gjitha forcat politike opozitare, pavarësisht dallimeve që të bashkohen për t’u dëshmuar shqiptarëve dhe botës se nuk ka forcë që i pengon pa përmbysur regjimin më armiqësor që shqiptarët kanë njohur.

 

Ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo qytetare e qytetar, të dalin në sheshin e betejës. Të vijnë në Tiranë. Të bindim çdo shqiptare dhe shqiptar se një mision i madh na pret. 22 dhjetori është një ditë e shënuar. Është një ditë që fton çdo shqiptar. 

 

Ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë ata që ndjehen opozitarë, pavarësisht nga dallimet që kemi, të bashkohemi sot, për t’u dëshmuar shqiptarëve dhe botës se nuk ka forcë që na ndalon dhe na pengon pa përmbysur regjimin më armiqësor, më të keq që shqiptarët kanë njohur në histori. 

 

Unë kam besim të madh se Tirana po zien, se Shqipëria po zien dhe se protesta e sotme do të shënojë kthesën e madhe. Do të shënojë kthesën drejt fitores të çdo qytetari të këtij vendi për dinjitetin e tij, për familjen e tij, për të ardhmen, por edhe për vendin dhe kombin e tij. 

 

Së pari, do sqaroj, ky është një proces inaugural, në kuptimin e asaj që ne zbresim në fushë pasi kemi bërë çdo detyrë, pasi kemi faktuar çdo gjë, të betuar që do vazhdojmë luftën tonë gjer në përmbysjen e regjimit. 

Këtë protestë do ta merrni si një proces, i cili ndalet, edhe njëherë, proces që do jetë një ansambël i tërë, dhe ndalet vetëm me rrëzimin e Edi Ramës ose shuarjen e opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy