Turqia mbyll kafenetë, kinematë dhe palestrat sportive

Turqia mbyll kafenetë, kinematë dhe palestrat sportive

Turqia ka vendosur të pezullojë përkohësisht të gjitha aktivitetet publike dhe të mbyllë kafenetë, restorantet, palestrat sportive, gjithashtu ka vendosur edhe pezullimin e faljeve në Xhami, si një masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit në vend.

Turqia, deri tani, ka konfirmuar 18 raste me Covid-19.

Ankaraja ka bllokuar fluturimet edhe me gjashtë vende të tjera, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e ccuar numrin e përgjithshëm të vendeve në 20.

Autoritetet nuk kanë njoftuar se sa do të zgjasë kjo masë.

Turqia, të mërkurën, raportoi rastet e para me koronavirus në vend. Që nga ajo ditë, qeveria turke ka marrë masa për të ndaluar përhapjen e virusit, si mbyllja e shkollave dhe universiteteve, mbajtjen e aktiviteteve sportive pa spektatorë dhe ndalimin e fluturimeve me shumë vende.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy