
Në fjalën e tij në Asamblenë Kryeministri Rama ka zbuluar emrat e disa prej drejtuesve të rinj të forcës politike që ai drejton.
Rama njoftoi se në krye të Kuvendit do të jetë Lindita Nikolla.
Damian Gjiknuri do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ri në Partinë Socialiste.
Emrat e rinj të propozuara nga Rama
Damian Gjiknuri do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i PS
Blendi Klosi do të jetë Sekretar Organizativ i PS
Anila Denaj Sekretare për Burimet Njerëzore
Etilda Gjonaj do të jetë Sekretare e Gruas.
Romina Kuko, Sekretarja e re për Marrëdhëniet me Jashtë
Bojkena Basha, Sekretare për Rininë në PS
Në Asamablenë e sotme, Rama njoftoi edhe për krijimin e një Akademie politike për të rinjtë.
Anëtar të saj do të jenë Servet Pëllumbi, Ethem Ruka, Lindita Nikolla, Arbër Manziku, Ditmir Bushati.
Kryeministri ka prezantuar edhe drejtuesit e rinj politik të qarqeve.
Elisa Spiropali do të drejtojë në Kukës, Bledi Çuçi do të drejtojë Beratin, Mirela Kumbari Gjirokastrën, ndërsa Erion Veliaj Tiranën, Damian Gjiknuri Elbasanin, Arben Ahmetaj Vlorën, Edona Bilali Shkodrën, si dhe Taulant Balla Fierin. Ardian Çela do të jetë drejtues në Durrës dhe Ulsi Manja në Dibër.
Rama, gjithashtu, ka bërë me dije emrat e kandidatëve për anëtarët e kryesisë.
Ai u shpreh se do të jenë dy lista, një e burrave dhe e grave. Ata do të kenë 10 kandidatura për 6 vende.
Në listën e burrave kandidojnë: Pandeli Majko, Erion Braçe, Ditmir Bushati, Ilir Beqja, Arben Pëllumbi, Luan Shalsi, Arben Subashi, Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu dhe Ervin Demo.
Në listën e grave kandidojnë: Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Olta Xhaçka, Ermonela Felaj, Evis Kushi, Milva Ekonomi, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Klotilda Ferhati, Almira Xhembulla.



