
Partia Demokratike akuzon komisionerin e vetingut Lulzim Hamitaj, se ka falsifikuar certifikatën e gjuhës së huaj, pasi nuk e përmbushte atë kriter. Deputeti Alibeaj publikoi dokumente që sipas tij vërtetojnë akuzat. Ndërkohë nga ana tjetër KPK vijon punën ku ka shkarkuar dy gjyqtarët Shkëlzen Selimi dhe Bledar Abdullain.



