Xhaçka: Pesë mijë automatikë, dhuratë nga qeveria italiane

Xhaçka: Pesë mijë automatikë, dhuratë nga qeveria italiane

Gjatë diskutimit të buxhetit të mbrojtjes sot në Komisionin e Sigurisë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, tha se në fund të këtij viti Ministria italiane e Mbrojtjes do të dhurojë 5 mijë armë automatike me vlerë 6 milionë euro. Xhaçka tha se pas kalimit të Drejtorisë së Emergjencave në varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, nevojitet thellimi i bashkëpunimi me autoritetet vendore.  

“Janë rreth 230 mjete të blinduara dhuratë e qeverisë amerikane që nëse do të bliheshin të reja mund të kapnin vlerën 40 mln dollarë. Në fund të këtij viti ministria italiane e Mbrojtjes do të dhurojë 5 mijë armë automatik vlera e të cilave nëse do të bliheshin do të kapte 6 mln euro. Po ashtu përfitojmë nga granti i përvitshëm turk rreth 1 mln dollarë në vit. Ka një ridimensionim të punës  FA në shërbim të komunitetit dhe Emergjencave Civile. Drejtoria e Emergjencave i është bashkuar strukturalisht Ministrisë së Mbrojtjes. Kemi filluar përshtatjen e strukturave ushtarake për t’iu përgjigjur sa më shpejt të gjitha emergjencave me të cilat do të duhet të përballemi. Do të shfrytëzojmë në maksimum burimet financiare më dispozicion për përballimin e emergjencave civile. Por duke koordinuar punën me pushtetin lokal në mënyrë që fondet që bashkitë dhe prefekturat kanë në dispozicion për emergjencat civile të vihen drejtpërdrejt në shërbim të emergjencave civile”, tha ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy