Drejtoria e Kufirit: Kapshtica mbetet e mbyllur deri më 8 Shkurt

Drejtoria e Kufirit: Kapshtica mbetet e mbyllur deri më 8 Shkurt

Drejtoria e Kufirit ka njoftuar sot se dalja dhe hyrja e shtetasve shqiptar nga pika kufitare e Kapshticës do të mbetet e mbyllur deri më 8 Shkurt.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë bën me dije se “autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.02.2021”.

Policia sqaron se deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy