
Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë 30 milionë paund të tjera ndihmë humanitare për Gazën.
Lajmin e bëri të ditur sekretari i Jashtëm britanik David Cameron gjatë vizitës së tij sot në territoret palestineze, cituar nga Guardian.
Cameron do të takohet sot me liderët palestinezë.
"Ne shpresojmë që lirimi i pengjeve do të bëhet sot dhe unë u bëj thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë të punojnë për lirimin e çdo pengu.
Pauza do të lejojë gjithashtu aksesin në ndihma për popullin e Gazë", tha Cameron.



