Prokurori Elvin Gogaj tha gjatë fjalës së tij në KLP se SPAK nuk mund të lidhet me emra të përveçëm.
Megjithatë, Gogaj tha se tek Dumani dhe Kraja vlerëson që ata nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në asnjë çështje.
Institucioni për të cilin kam ardhur të kandidoj nuk duhet të lidhet me emra të përveçëm. Nuk do ta lidh drejtimin e SPAK, siç kanë drejtuar kolegët e mi.
Kanë dhënë të gjitha energjitë e tyre, nëse zgjidhem është radha ime për të dhënë energjinë time.
Vlerësoj tek Dumani dhe Kraja që nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në asnjë çështje. Kjo do të jetë edhe linja ime, asaj që unë do t’i qëndroj.
I pyetur nga anëtarët e KLP-së për pikat e forta dhe të dobëta, Gogaj tha:
Pikat e mia të forta janë puna, integriteti dhe mirënjohja ndaj njerëzve që punojnë dhe derdhin djersë për këtë vend. Pika e dobët janë programet kompjuterike që kanë avancuar, por me ndihmën ekspertëve do ta kalojmë këtë fazë.
Më tej prokurori tha se nëse ai do të zgjidhet në krye të SPAK-ut nuk do të dalë shpesh në televizor pasi nuk është kjo ideja si ai mendon që të forcojë besimin e publikut tek Prokuroria e Posaçme.



