Bashkia e Tiranës ngre memorial për të rënët në mbrojtje të Erdoganit, qeveria nuk jep asnjë sqarim

Bashkia e Tiranës ngre memorial për të rënët në mbrojtje të Erdoganit, qeveria nuk jep asnjë sqarim

Shqipëria është vendi i parë dhe i vetëm në botë që i ngre memorial viktimave të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi. Bashkia Tiranë ka ngritur një monument përkujtimor në Parkun e Liqenit, në nder të 251 qytetarëve turq të vrarë gjatë grushtit të dështuar të shtetit të korrikut 2016. Gjithashtu, me mbështetjen e qeverisë turke, Bashkia ka mbjellë aty 251 rrape të sjella nga Turqia, dhe rrugës i ka dhënë emrin “Dëshmorët e 15 Korrikut”.

Memoriali përmban emrat e 251 qytetarëve të vrarë në mbrojtje të qeverisë së Presidentit Erdogan, gjatë tentativës për grusht shteti tre vjet më parë në Turqi.

Njoftimi për përurimin e rrugës, parkut dhe memorialit nuk është shfaqur në asnjë nga faqet e Bashkisë Tiranë, ku paraqitet çdo aktivitet i saj dhe i drejtuesve të bashkisë. Përkrah Ambasadorit të Turqisë Murat Ahmet Yoruk, në ceremoninë e përurimit ka marë pjesë nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbian Mazniku.

Përpara përurimit, Ambasada e Turqisë organizoi edhe “Marshimin e Fitores së Demokracisë”, nga Sheshi “Nënë Tereza” deri te parku që Bashkia Tiranë ka ngritur në nder të viktimave nga organizatorët e grushtit të shtetit.

Qeveria e Presidentit Erdogan akuzon imamin Fet’hullah Gylen si organizatorin e grushtit të shtetit. Gyleni, i cili jeton në SHBA që prej vitit 1999, i mohon kategorikisht akuzat.

Ashtu si Bashkia Tiranë, që nuk e njoftoi publikun për përurimin e këtij parku te Liqeni i Tiranës, as qeveria nuk ka dhënë ndonjë sqarim se çfarë vendimesh janë marrë.

Ky është rasti i parë që në Shqipëri ngrihet memoriali i viktimave të një grushti shteti të një vendi të huaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy