
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar dje projektligjin e buxhetit që financon qeverinë deri në fillim të shkurtit.
Në buxhet parashikohet një fond prej 5.7 miliardë dollar për ndërtimin e murit me Meksikën, i propozuar nga presidenti Donald Trump që në fushatën e tij në 2016-n.
Buxheti u miratua me 2017 vota pro dhe 185 kundër. Tashmë projektligji i kalon Senatit, ku gjasat janë që të mos miratohet, pasi republikanëve u duhen 60 vota.
Kjo e rrit mundësinë e asaj që në Amerikë njihet si mbyllja e qeverisë.
Në SHBA, mbyllja e qeverisë ndodh kur Kongresi dështon të kalojë ose Presidenti nuk firmos ligjin që i hap rrugë financimit të operacioneve dhe agjencive të qeverisë federale.
Praktikisht, mbyllja e qeverisë nis me reduktimin e shërbimeve më pak të rëndësishme që ofron shteti.



