Marrëveshja tregtare/ BE dhe India nisin negociatat

Marrëveshja tregtare/ BE dhe India nisin negociatat

BE do të nisë negociatat me Indinë për një marrëveshje tregtare. Bisedimet në nivel teknik mbi 18 kapitujt e kësaj marrëveshjeje të ardhshme të tregtisë së lirë, një tekst në lidhje me çështjet e investimeve dhe një në lidhje me treguesit gjeografikë do të fillojnë më 17 qershor në Bruksel, tha në një deklaratë ministria e Tregtisë e Indisë.

"Të dyja palët shpresonin të përfundonin marrëveshjen përpara vitit 2024. Pakti do t'i hapë rrugën Indisë për t'i dhënë një shtysë tregtisë me bllokun 27-anëtarësh të BE-së, duke iu nënshtruar ratifikimit nga të dyja palët, përfshirë Parlamentin Evropian", thuhet në deklaratë.

Bisedimet e rinovuara pritet të fokusohen në mallrat industriale, tarifat bujqësore dhe shërbimet, aksesin në tregjet e njëri-tjetrit për mallra dhe shërbime, dhe në kontratat e prokurimit publik, rregullat për pronësinë intelektuale si dhe angazhimet për çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm si mjedisi, social, dhe të drejtat e punës.

Megjithëse popullsia e Indisë prej afro 1.4 miliardë banorësh krijon një treg potencial tërheqës, tregtia midis BE-së dhe Indisë ka qenë historikisht e ulët. Tregtia e mallrave arrin një total prej 88 miliardë euro në vitin 2021, dhe tregtia në shërbime që arrin në 30.4 miliardë euro në 2020. BE-ja është partneri i tretë më i madh tregtar i Indisë, pas SHBA-së dhe Kinës, ndërsa Delhi është vetëm numri dhjetë në listën e partnerëve më të rëndësishëm tregtarë të bllokut, të matur me vlerën e mallrave dhe shërbimeve të tregtuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy