Jeremiç: Vuçiçit do t’i shpërthejë në fytyrë problemi i Kosovës

Jeremiç: Vuçiçit do t’i shpërthejë në fytyrë problemi i Kosovës

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiç, tha sot se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, po e udhëheq politikën e jashtme në atë mënyrë që të gjithë atyre që do të mund ta dëmtojnë po u jep gjithçka që i kërkojnë, “por kërkesa e amerikanëve që ta dorëzojë Kosovën do t’i shpërthejë në fytyrë, sepse nuk po di si ta zgjidh këtë problem”.

Jeremiç tha se presidenti Vuçiç ua ka premtuar amerikanëve Kosovën në OKB, por problemi i tij është se si ta bëjë këtë.

“Amerikanët kërkojnë nga Vuçiqi për ta anëtarësuar Kosovën në OKB dhe i bëjnë presion që, duke nënshkruar të ashtuquajturën marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Prishtinën, nga Rusia të kërkojë të mos e bllokojë këtë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Jeremiç, raporton agjencia e lajmeve "Beta".

Ai pohon se presidenti i Serbisë u përpoq të ofronte një shkëmbim territoreve, por u kundërshtua. “U kundërshtua për shkak se tashmë kishte premtuar anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe për këtë premtim atij iu lejua të instalonte pushtet terrorizues”, tha Jeremiç.

Ish-ministër i Jashtëm i Serbisë dhe ish-kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tha se amerikanët janë mjaft seriozë kur kërkojnë diçka dhe janë edhe më seriozë kur iu premtohet diçka dhe vijnë pas asaj që u është premtuar prej kohësh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy