
Një javë më parë kur aktorja Demi Moore u shfaq në pasarelë, të gjithë e kishin mendjen tek fytyra e saj. Rrjeti u habit, ndërsa u ngrit pyetja se çfarë i ka ndodhur? Ka kryer operacion plastik apo është gabimi në makijazh?
Ajo vendosi që të mos bënte asnjë koment, por reagoi në mënyrën e saj për të treguar se asgjë nuk ka ndodhur me pamjen. E vërteta është e vështirë të kuptohet nga buzëqeshja:
Ndërsa në një tjetër postim të dy ditëve më parë, pas maskës se fytyrës mund të kuptosh ndryshimin në pamjen e saj:
Ndjekësit nuk reshtën komentet për të mësuar për arsyen e vendimit të Demi Moore, por aktorja ka vendosur të qëndrojë indiferente.
Dy kirurgë plastikë, Dr. Frank Agullo dhe Pam Agullo, spekuluan për arsyen e pamjes së Moore për ‘The Blast’. Asnjëri prej tyre nuk ka punuar me Moore.
"Injektimi me mbushës që i është bërë Demi-t me siguri ka kaluar masën tek faqe, buzë dhe tek nofulla; deri në atë pikë sa duket e panatyrshme. Duket se ajo ka bërë një tërheqje fytyre, por mbushësit marrin gjithë vëmendjen. Një notë pozitive, lëkura e saj e fytyrës dhe qafës është shumë më e butë, e cila është ndoshta një kombinim i Mikro-Botox dhe radiofrekuencës", Dr. Frank Agullo.
Vetëm dy vite më parë aktorja ishte shprehur se nuk do të kryente operacione plastike, sepse ‘bisturia nuk të bën të lumtur’. Por njerëzit ndryshojnë mendje!
Burimi: PopSugar



