Punësimi i të huajve/ Xhihani: Mungesa e fuqisë punëtore po i detyron bizneset shqiptare të kërkojnë punonjës jashtë vendit

Punësimi i të huajve/ Xhihani: Mungesa e fuqisë punëtore po i detyron bizneset shqiptare të kërkojnë punonjës jashtë vendit

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT-it, numri i shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri është rritur ndjeshëm, duke e kthyer tregun vendas të punës në një destinacion të ri për punëkërkuesit nga jashtë.

 

Në një prononcim për edicionin e lajmeve në MCN tv, eksperti i punësimit Arbër Xhihani analizoi këtë prirje, duke theksuar se mungesa e fuqisë punëtore dhe kriza për staf i ka lënë bizneset shqiptare pa zgjidhje tjetër veç rekrutimit të punëtorëve të huaj.

 

Në fakt, nevoja ekstreme e sipërmarrjes, e cila po përballet me një krizë të thellë në tregun e punës, ka bërë që bizneset t’u drejtohen vendeve të huaja për të plotësuar boshllëqet. 

 

Mendoj se ndër problematikat kryesore është mungesa e fuqisë punëtore të disponueshme në Shqipëri, pasi ata që janë aktualisht në treg shpesh nuk i parapëlqejnë këto vende pune. 

 

 

Sipas ekspertit, ndonëse punësimi i të huajve shoqërohet me sfida dhe kosto shtesë, sipërmarrësit nuk kanë më luksin të zgjedhin në tregun vendas. 

 

Më kërkues, sipas tij, janë sektorët e turizmit dhe bujqësisë.

 

Problematika të tjera janë të pranishme dhe shpesh kthehen në pengesë për sipërmarrjen, por aktualisht biznesi nuk e ka më luksin të gjejë punëtorë në tregun vendas. 

 

Nisur nga kjo situatë, zgjidhja e vetme mbetet marrja e punëtorëve të huaj. 

 

Tashmë thuajse çdo sipërmarrje që kërkon krah pune fizik ka integruar staf nga jashtë në organigramën e saj, me kërkesën më të lartë të përqendruar në shumë sektorë. 

 

Kryesojnë turizmi dhe bujqësia, më pas industria e lehtë (fasoneritë), mobileritë, sektori i peshkimit, etj. 

 

Shqiperia si nje ekonomi në zhvillim, do të ketë nevojë për fuqi punëtore të huaj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy