Aksidentohet për vdekje 66 vjeçari, makina ikën nga vendi i ngjarjes

Aksidentohet për vdekje 66 vjeçari, makina ikën nga vendi i ngjarjes

Një 66-vjeçar, i cili ishte duke lëvizur me bicikletë, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Seman-Fier.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55, ku një mjet i pa identifikuar duke lëvizur në rrugë ka aksidentuar shtetasin Ramiz Kajolli 66 vjeç, banues në Dermënas, i cili ishte me biçikletë.

Si pasojë i aksidentuari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal në Fier.

Në vendngjarje grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit që është larguar, dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy