
Lajme të këqija për Donald Trump për sa i përket hetimit që po bëhet mbi të. Zhvillimet e fundit konfirmojnë përfshirjen e sekretarit të shtetit Mike Pompeo në Ukrainë dhe zbulojnë për herë të parë edhe atë të një parlamentari, Devin Nunes, eksponentin më të lartë republikan në komisionin e inteligjencës së Dhomës dhe një nga aleatët më të ngushtë të presidentit. Jo vetëm kaq. Raporti i inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Shtetit në Rusgate, sipas shtypit, duket se zhgënjen shpresat e presidentit sepse, ndërsa kritikon gabimet dhe sipërfaqësinë e FBI-së, ai përjashton paragjykimet politike nga ana e drejtuesve dhe konfirmon vlefshmërinë e tij në baza ligjore dhe faktike. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, mina nga John Bolton, e hedhur në shtator nga Trump për mosmarrëveshjet për dosje të ndryshme, përfshirë presionin ndaj Kievit për ta hetuar Biden, në qendër të hetimit. Këshilltari i sigurisë kombëtare akuzon Shtëpinë e Bardhë se deri dje i ka bllokuar llogarinë në Tëitter, por ajo e mohon.
"Nga frika e asaj që mund të them? I lumtur që kthehem në Twitter pas më shumë se dy muajsh. Për prapaskenat... Na ndiqni… Ka edhe më shumë", vazhdon Bolton, dëshmia e të cilit, nëse autorizohet nga një gjykatës, mund t’u shkaktojë mjaft probleme republikanëve.



