Rikthehen reshjet e dendura të shiut në vend, probleme në Lezhë

Rikthehen reshjet e dendura të shiut në vend, probleme në Lezhë

Vendi është është përfshirë këtë mbrëmje nga reshjet e dendura të shiut. 

Reshjet kanë filluar në orët e para të mbrëmjes së sotme dhe pritet të vijojnë edhe gjatë natës.

Sipas informacioneve të para Lezha është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke shkaktuar probleme në disa zona të qytetit.

Si pasojë e reshjeve të shiut është përmbytur blloku i banimit "11 Janari", ndërsa është vështirësuar qarkullimi në disa akse rrugore. 

Ndërkohë në disa fshatra mungon energjia elektrike duke sjellë vështirësi tek banorët. 

Sipas Instituteve Meteorologjike në Evropë, reshjet e dendura të shiut do të përshkojnë pjesën veriore, ndërsa do të zbresin deri në Peqin, duke përfshirë edhe kryeqytetin.

Për sa i përket zonave jugore, parashikohet që të mos preken nga reshjet e shiut, duke shpëtuar nga përmbytjet. 

"Reshje të pakta debore në zonat e thella malore sepse temperaturat mbeten relativisht te larta. Pas mesnatës shirat ndalojnë në pjesën më të madhe të territorit ndërsa mbeten prezente në formën e shirave të përkohshëm në zona të izoluara të Qendrës dhe Juglindjes.

Temperaturat e ajrit kanë vijuar të larta edhe gjatë ditës së mërkurë ndërsa e dita e enjte, sjell një rënie me 2 – 3°C të temperaturave gjatë mëngjesit e mesditës duke bërë që ekstremumet termike të luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat e thella malore në 16 – 17°C, temperaturat më të larta gjatë mesditës në zonat Jugperëndimore”, thuhet në njoftimin e meteoalb.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy