Nga hoteli në hotel, kush është studenti nga Durrësi që kreu marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren (FOTO)

Nga hoteli në hotel, kush është studenti nga Durrësi që kreu marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren (FOTO)

Një 12-vjeçare, e cila ishte larguar nga shtëpia e saj prej 3 ditësh është gjetur nga policia në një hotel në “Rrugën e Kavajës” ditën e sotme.

Fjona D. 12 vjeçe ishte larguar me të dashurin e saj 10 vjet më të madh, student nga Durrësi i identifikuar si Alban Gjata.

Sipas “Panoramës” në polici, 22-vjeçari e kishte marrë vajzën dhe fillimisht e kishte çuar në Durrës, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Më pas ata kanë ardhur në Tiranë dhe kanë qëndruar në një hotel te “Rruga e Kavajës”, ku janë gjetur nga Policia.

Kjo e fundit arrestoi 22-vjeçarin që akuzohet për “marrëdhenie seksuale me të mitur”. Kur vajza mësoi se 22-vjeçari do të arrestohej, ka nisur të qajë në Polici duke thënë se e dashuronte dhe se kishte kryer marrëdhënie me të me dëshirën e saj.

Kryerjen e marrëdhënieve seksuale e ka konfirmuar edhe ekzaminimi mjekoligjor. Edhe pse vajza u është lutur prindërve që të mos bëjnë denoncim për të dashurin e saj 10 vjet më të madh, policia e ka arrestuar dhe ai do të dalë para gjykatës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy