Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar për probleme me furnizimin me ujë në rajonin e Dontesk-ut, në lindje të vendit të shkatërruar pas sulmeve të mëdha ajrore ruse në zonë.
Ekspertët thonë se dimri i ardhshëm do të jetë shumë i ashpër për vendin, me Moskën që synon infrastrukturën ukrainase, veçanërisht energjinë.
“Problemet e furnizimit me ujë mund të prekin rreth 260,000 banorë në veri të rajonit të Donetskut për një periudhë të pacaktuar", tha guvernatori rajonal Vadym Filachkine në Telegram të enjten.



