Të gjithë të ardhurve në Izrael do t’u kërkohet të vetëkarantinohen për 14 ditë për të luftuar koronavirusin, ka njoftuar kryeministri Benjamin Netanyahu.
"Të gjithë ata që vijnë në Izrael nga jashtë do të vendosen në izolim për 14 ditë", tha ai në llogarinë e tij në Twitter.
Ministri i Brendshëm Aryeh Deri tha se masa do të ishte efektive menjëherë për të gjithë izraelitët që kthehen në vend dhe do të zbatohet edhe për qytetarët e huaj. Ata do të duhet të dëshmojnë se kanë akomodim të mjaftueshëm për t'u karantizuar gjatë qëndrimit në vend.
"Ky është një vendim i vështirë, por është thelbësore për të ruajtur shëndetin publik dhe shëndeti publik i paraprin gjithçkaje", tha ai, duke shtuar se vendimi do të jetë i vlefshëm për dy javë.



