Çarçani: Qeveria e ka lënë në qoshe sportin. Bastet legale dhe ligji për sponsorizimet do ishin dritare financimi 

Çarçani: Qeveria e ka lënë në qoshe sportin. Bastet legale dhe ligji për sponsorizimet do ishin dritare financimi 

Gazetari Gerti Çarçani tha në “Mcn Informacion” se edhe këtë vit qeveria e ka lënë në qoshe, apo rënie të lirë sportin.

Çarçani vuri në dukje se lënia pezull e ligjit për sponsorizimet dhe basteve sportive legale, dhe buxheti për sportet që mbetet i njëjtë, nuk sjellin para për federatat e ndryshme. 

Drupal Ad

Bastet janë pjesa që mbeten ‘pending’, dhe ligji i sponsorizimit. E kërkojnë shumë prej klubeve. Futemi në vit zgjedhor, janë hallet elektorale, vëmendja është e përqendruar nga SPAK-u. E kanë lënë të harruar ligjin e sponsorizimeve. Ligji i sponsorizimit do të afronte bizneset. Shtuar edhe buxhetin që ka mbetur kaq, në këtë vit qeveria e ka lënë në qoshe sportin, dhe në një rënie të lirë. Edhe bastet do ishin një dritare financimi për federata të ndryshme. Nëse do ishte ndezur motori i basteve legale, do mblidheshin ato para dhe do kishte një qese më vete”.

Çarçani u shpreh ndër të tjera sa pak klube, mes të cilave Partizani, Dinamo, kanë një stabilitet financiar, ndërkohë që Tirana është në emergjencë, pasi e ka merkaton e dimrit të bllokuar.

Partizani do largojë tre lojtarë, ka nisur të largojë Elbasani, Ballshi, ka largime te Tirana. ‘Underground’ janë bërë disa ‘deale’ për afrimin e disa lojtarëve. Aktive pritet të jetë Egnatia në merkaton e dimrit, Tirana është në emergjencë. Tirana dhe Dinamo e kanë të bllokuar merkaton e dimrin. Dinamo e ka zgjidhur, Tirana duhet ta zgjidhë. Ka largime, një klub historik, por i gjendur ende në problemin e financave të brishtave. Partizani ka larguar Rrapajn, Carën dhe Hadrojin, janë menduar disa blerje nga jashtë. Janë pak klube që kanë situate të fortë financiare, Partizani, Dinamo, Elbasani, Egnatia, Vllaznia. Por ndonjëherë ndodh që ke paranë, por s’ke lojtarin. Tregu amerikano-latinë është bërë më prezent".
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy