Njerëzit me gropëza në faqe janë parë gjithnjë si tërheqës. Por nëse këtë element sharmi deri tani ta jepte vetëm nëna natyrë, tashmë atë mund të ta japë edhe kirurgjia estetike.
Tashmë gropëzat në faqe si Miranda Kerr dhe Ariana Grande nuk janë diçka që vetëm mund t’i adhurosh nga larg.
Një kirurg plastik nga Atlanta shpjegon arsyet se pse shumë njerëz i drejtohen atij për këtë ndërhyrje.
“Nuk kërkon kohë, përmirëson estetikën e fytyrës dhe nuk ka nevojë për anestezi të përgjithshme”, thotë ai.
Kërkesat për këtë ndërhyrje janë trefishuar vitet e fundit. Mjekët shpjegojnë se gropëzat në faqe nuk janë gjë tjetër veçse një defekt i lindur i muskulit facial.
Pra, për ta krijuar atë artificialisht, duhet krijuar ky defekt. Ndërhyrja bëhet nga ana e brendshme e gojës, procedura zgjat gjysmë ore dhe rezultatet nuk janë të përjetshme. Gropëzat në faqe mund të zgjasin deri në 2 muaj pas ndërhyrjes.
Procedura kushton nga 800-2500 dollarë dhe efektet anësore mund të jenë enjtje dhe djegie e përkohshme. / G.S. /



