Pak ditë pas betimit si President, Ilir Meta dorëzoi mandatin. Ndërkohë që kuvendi i kërkon KQZ që të zëvendësojë mandatin e tij. Në listën e LSI dy emrat që pasojnë për të zëvendësuar mandatin janë Ylli Manjani dhe Ardit Çela.
Por mësohet se Manjani ka refuzuar shkresërisht mandatin. “Nuk mendoj të bëj politikë në një parlament të vdekur”, është shprehur Manjani. E në këto kushte pritet që mandati t’i kalojë kandidatit Ardit Cela i pesti në listën shumëemërore, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare prej tij nëse do ta pranojë ose jo.



