Skema e mashtrimit me mikrokreditë/ Grupi i PD kërkon mbledhje dhe seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë

Skema e mashtrimit me mikrokreditë/ Grupi i PD kërkon mbledhje dhe seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë

Grupi parlamentar i PD-së së Rithemelimit, përmes një shkrese drejtuar Eduart Shalsit i ka kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave dhe zhvillimin e një seance dëgjimore.

Në shkresë vihet në dukje se afro 100 mijë qytetarë mund të jenë prekur nga skema mashtruese e mikrokredive nga shoqëria “Micro Credit Albania”.

Në shkresë thuhet po ashtu se: “ajo që të bën përshtypje është se si kjo skemë mashtrimi dhe abuzimi, e cila ka filluar që në 2015-ën dhe ka vazhduar për 8 vite, e pashqetësuar, megjithëse denoncimet e qytetarëve dhe të mediave kanë qenë të shumta”.

Deputetët vënë në dukje se heshtja dhe indiferenca e institucioneve lidhur me këto skema imponon llogaridhënie dhe përgjegjësi para ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy