Vojislav Sheshel, kryetari i Partisë Radikale Serbe ka anuluar viztën e tij në veri të Mitrovicës.
Lajmi është dhënë nga vet Sheshel përmes një mesazhi zanor drejtuar mbëshetësve serb në Mitrovicë.
Partia Radikale kishte lajmëruar një tubim në Mitrovicë ku do të ishte i pranishëm dhe Sheshel, por Minsitria e Jashtme Kosovare ka reaguar menjëherë duke deklaruar se nëse Vojislav Sheshel do të hyjë në Kosove do të arrestohet.



