Në proces vetingu/ Dorëhiqen prokurorët e Tiranës, Granit Shahu dhe Anila Galanxhi

Në proces vetingu/ Dorëhiqen prokurorët e Tiranës, Granit Shahu dhe Anila Galanxhi

Në proces vetingu, janë dorëhequr dy prokurorët e Tiranës, Granit Shahu dhe Anila Galanxhi.

Granit Shahu, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë që prej më shumë se një viti po hetohet nga Vetingu.

Ai kishte ngecur në vitin 20017 edhe nga Vettingun Parlamentar dhe për pasojë Komisioni i Ligjeve e skualifikoi.

Granit Shahu tentoi të bëhej Prokuror i Përgjithshëm në fund të vitit 2017, por dështoi.

Poashtu është dorëhequr edhe prokurorja e Tiranës Anila Galanxhi. Ndaj të dyve janë evidentuar 240 milion lekë të pambuluara nga vetingu.

Kujtojmë se Shahu e ka nisur karrierën si prokuror i Tiranës në vitin 2003. Pas pak viteve është transferuar sërish në Shkodër duke ushtruar profesionin e tij si prokuror.

Me një dekret të presidentit të asaj kohe Bamir Topi, nëntë prokurorë lëvizën mes të cilëve edhe Granit Shahu i cili u transferua në Tiranë duke u rikthyer në prokurorinë e atij rrethi me 6 tetor të 2010-ës.

Anila Galaxhi e ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si prokurore e Prokurorisë së Vlorës dhe prej vitit 2005, e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.

Doreheqja është depozituar nga dy palët sot në KLP ndërsa do të shqyrtohen në seancën e rradhës, të datës 18 qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy