Përgjimet e Veliaj/ Bushati: SPAK përdori makineri propagandistike që nuk ka lidhje me hetimin dhe kërkimin e provës

Përgjimet e Veliaj/ Bushati: SPAK përdori makineri propagandistike që nuk ka lidhje me hetimin dhe kërkimin e provës

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" duke folur për procesin ndaj Erion Veliaj, u shpreh se SPAK ka bërë propagandë me përgjimet e Veliajt për ti denigruar figurën. 

Sipas tij, SPAK përdori makineri propagandistike që nuk ka lidhje me hetimin dhe kërkimin shkencor të provës.

Pse mu duk propagandistike kjo gjë? që është kapur Veliaj me përgjime, këto përgjime e fundosën, me këto nuk del më nga burgu. Asnjë nuk i kishte lexuar përgjimet dhe i komentonin.

Çfarë doli? Asgjë. Asgjë më shumë se ato që ishte lënë në herën e parë në burg.  Duke bërë këtë krahasim thashë, pse i duhet SPAK gjithë kjo propagandë që shpërndan?

Përgjimet, 3-4 raste ai e dinte që përgjohej, nuk mund të inkriminonte veten. Përgatitet një tullumbace e madhe, që njeriut ti bëhet gjyqi publik, në mënyrë që kur nuk ka fakte, të groposet me gjyq publik. 
U thellova në këtë më tej. Thashë, po këtë njeri SPAK, për hetimin ta dojë në burg, dhe mendoj se duhet të jetë.

Por c’duhet në përgjime aludimet seksuale për gruan e Veliajt? I shërbejnë hetimit, apo ka të bëjë me denigrimin? Pashë episodin tjetër, që paskan kundër edhe ambasadën amerikane. Erioni i thotë Ajolës mos shko te ambasada.

Pse duhet futur kjo? Për të thënë se e kanë shitur amerikanët? Apo për të thënë duhet denigruar se ja hoqën vizën edhe amerikanët. Kemi makineri propagandistike që nuk ka lidhje me hetimin dhe kërkimin shkencor të provës.

Pra bëjani m...këtij. Këto nuk i shërbejnë hetimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy