Maja Kocijançiç: Zgjidhni çështjen e bashkësisë së komunave

Maja Kocijançiç: Zgjidhni çështjen e bashkësisë së komunave

Zyrtarët e Bashkimit Evropian u kanë kërkuar institucioneve të Kosovës që të themelojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Zëdhënëseja e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit , Maja Kocijançiç ka thënë se dialogu në nivelin teknik, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do të vazhdojë pas 10 ditësh.

“Marrëveshjet e arritura në dialog duhet të zbatohen. Puna në këtë drejtim po vazhdon. Presim rol konstruktiv nga të dyja palët”, ka thënë Kocijançiç.

“Nga fillimi kemi qenë të qartë ndaj dyja palëve që marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë”, ka deklaruar ajo. Njëherësh, Kocijançiç rikujtoi edhe marrëveshjet tjera që nuk janë implementuar, duke veçuar atë për energjinë. Ajo ka konfirmuar edhe mbajtjen e raundit të ri të bisedimeve në Bruksel, nga 19 deri më 21 mars.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy