
Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur seancën plenare e sotme parlamentare, pasi kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nuk i dha fjalën ish-kryeministrit Berisha.
Ky i fundit në një prononcim për mediat jashtë sallës tha se socialistët penguan disa vite më parë statusin e vendit kandidat duke mos votuar tre ligjet.
Në seancën e sotme është i pranishëm edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka kërkuar fjalën.
“Të nxirret Tahiri jashtë Parlamentit, dhe të sillen këtu Habilajt e Balilajt. Se këtë bënë sot, futën Tahirin në Parlament për kremtimin e rekomandimit”, u shpreh Berisha.



