Pirro Vengu është drejtori i ri i Antikorrupsionit në Kryeministri, mëson newsbomb.al.
Vengu ka mbajtur deri dje postin e shefit të kabinetit në Ministrinë e Jashtme të Ditmir Bushatit por tanimë do të punojë pranë kryeministrit Rama.
Në vitin 2015 Ministria e Jashtme u përfshi nga një skandal pasi shefin e kabinetit, Pirro Vengun e thirri Greqia për ushtar, si shtetas me pasaportë greke.
Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Ramën t’i besojë të riut 32-vjeçar postin e rëndësishëm si drejtor në njësinë e Antikorrupsionit në Kryeministri.



