Isa Sakja hyn në zyrë si kryebashkiak: Pres bashkëpunim me Këshillin Bashkiak

Isa Sakja hyn në zyrë si kryebashkiak: Pres bashkëpunim me Këshillin Bashkiak

Kryetari demokrat i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, ka marrë sot zyrtarisht detyrën. Sakja doli fitues nga zgjedhjet e pjesshme lokale për Kavajën që u mbajtën më 25 qershor, njëkohësisht me zgjedhjet parlamentare.

Pas këndimit të himnit kombëtar, ai ka mbajtur një fjalim të shkurtër para Bashkisë, ku ishin të pranishëm dhjetra qytetarë.

“Asnjë lloj ndasie politike, racore, fetare, nuk do tolerohet në sjelljen ndaj qytetarit, sikur ka ndodhur deri më dje. Ashtu siç kam theksuar edhe në fushatë, administrata e Bashkisë do të jetë 24 orë në shërbimin tuaj e përulur ndaj çdo shqetësimi dhe halli të tij”, tha Sakja.

Sipas tij “unë jam besimplotë se me punë dhe nëpërmjet punës do ndërtojmë një jetesë më të mirë për familjet kavajase, një qytet më të banueshëm, më të dashur për rininë dhe të moshuarit. Unë pres nga anëtarët e Këshillit Bashkiak që marrëdhënia jonë të jetë bashkëpunuese, në dobi të qytetit dhe qytetarit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy