Shefi në largim i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell u bëri thirrje të enjten të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Europian që të respektojnë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke përfshirë edhe urdhër-arrestin kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
“Ne nuk mund të minojmë Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Është e vetmja mënyrë për të pasur drejtësi globale”, u tha Borrell gazetarëve në Bruksel, mandati i të cilit si kryediplomati i Bashkimit Europian përfundon këtë muaj.
Ata nuk janë politikan. Është një organ ligjor i formuar nga njerëz të respektuar që janë më të mirët në profesionin e gjyqtarëve.
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti javën e kaluar për Netanyahun, ish-shefin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant dhe një udhëheqës të Hamasit, për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit në konfliktin e Gazës.
Megjithëse të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian janë nënshkruese të traktatit themelues të GJNP-së, Franca tha të mërkurën se besonte se Netanyahu kishte imunitet ndaj veprimeve të gjykatës, duke qenë se Izraeli nuk ka nënshkruar statutet e gjykatës.



