Vasili reagon për zjarret: Rama shkollëpak, të mbledhë qeverinë

Vasili reagon për zjarret: Rama shkollëpak, të mbledhë qeverinë

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka reaguar me një status në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Në një postim në “Facebook”, Petrit Vasili shprehet se kryeministri Rama duhet të mbledhë qeverinë.

“Dikush duhet t’i shpjegoje këtij kryeministri që e ka detyrë kushtetuese të mbledhë qeverinë e këtij vendi, sepse kushtetuta nuk e njeh facebookun e tij veror si qeveri”, shkruan Vaili.

“Megjithë katastrofën e zjarreve në gjithë Shqipërinë, mbytjet që vazhdojnë në plazhet tona- ku edhe dje në Vlorë pati një tjetër rast fatkeq e ku kurrkush nuk e ndihmoi, mungesën e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm si ankth i përditshem i mijëra pushuesve, në asnjë rast nuk pamë as qeveri e as qeverisje që të mblidhej, të vendoste, të zgjidhte dhe t’u printe punëve në këto ditë halli”shkruan Vasili duke iu kujtuar  “Qeveria e këtij vendi, kushdo qoftë ajo, ka përgjegjësi dhe detyra të patejkalueshme dhe ajo duhet të mblidhet dhe t’i ushtrojë ato, pasi parlamenti atë ka votuar dhe përgjegjësi pa zot nuk ka.”

Duke e quajtur Ramën “kryeministër shkollë pak” Vasili thotë shon se “nuk ia thotë hiç nga kushtetuta, pasi kushtetutë ka dënglat në erë dhe hallin që nuk ta zgjidh, por ta lë na derë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy