
Shkrimtarja Albana Nexhipi tha në studion e MCN Informacion se pas një kohë në tranzicion njerëzit kanë filluar të prodhojnë dhe të ofrojnë libra cilësorë për fëmijët.
Më tej Nexhipi tha se ashtu si në botë libri për fëmijë është futur në një garë për cilësinë.
Ka qenë mungesa e filtrave që ka bërë që libri për fëmijë të shihet me dyshim.
Lajmi i mirë është që ka filluar të ringrihet. Përtej të gjithë sikleteve, njerëzit e kuptuan, po ndërgjegjësohen dhe po zgjedhin, po prodhojnë dhe po përpiqen të ofrojnë tituj cilësorë.
Ashtu si në botë libri për fëmijë po bëhet një garë. Një garë për cilësinë sepse masivitetin e mbërritëm, masiviteti nuk na çoi asgjëkundi. Kemi nevojë për cilësi.



