Halilaj: Kemi 7 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar (VIDEO)

Halilaj: Kemi 7 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar (VIDEO)

Zëvendëspresidenti i shoqatës së Arsimit, Isa Halilaj, thotë se arsimi nuk ishte në fokusin e politikës në këtë vit elektoral dhe se situata është e njëjtë si një vit më parë, ndoshta e përkeqësuar.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se ka të njëjtat problematika dhe nuk ka ndonjë risi në raport me buxhetin. 

Halilaj shtoi se ka rënie prej afro 7 mijë nxënësish të arsimit parauniversitar. 

Buxhetin për arsimin nuk e kemi as sa gjysma e vendeve të Bashkimit Europian të cilat nëse e kanë 5% të GDP, ne nuk arrijmë as 2.5%.

 Ne nuk kemi klasa të konsoliduara. Kemi në zona të caktuara mbyllje shkollash nuk janë marrë masa paraprake. 

Kemi rënie të frikshme në qarkun e Korçës, bashkë me fshatrat Korça do ketë vetëm 7 klasa të para. Duhet një pakt kombëtar për arsimin. 

A do konkurrojmë në tregun europian të punës, duhet që edhe arsimi të jetë i të njëjtit standard. 

Mbi 7 mijë nxënës mungojnë në arsimin parauniversitar, afërisht 300 klasa më pak. 

Në Mjull Bathore ka mbyllje klasash, imagjino kur ndodh në fshatrat e Tiranës, çfarë ndodh në rrethe. 

Nëse edhe sot vazhdon regjistrimi i klasave të para, regjistrimi duhet të kishte përfunduar që në muajin qershor. 

Ka të bëjë edhe me frekuentimin e shkollave private, por nuk ka të bëjë me zonat rurale. 

Kjo ndodh kryesisht në gjimnaze, për arsye të moshës delikate. Në degët e mësuesisë numri i studentëve është shumë i ulët. 

Kjo vjen edhe prej faktit se rrogat nuk japin shpresë, sidomos në zonat rurale. 

Është detyrim kushtetues ta çosh mësuesin te nxënësi dhe jo të çosh nxënësin te mësuesi. 

Sot nuk e kemi të qartë nëse do kemi klasa kolektive ose jo. Por edhe sikur, nuk kemi mësues të përgatitur për këto klasa.

Se në vendet e tjera mësuesit përgatiten që në shkolla për klasat kolektive. 

Halilaj ngriti shqetësimin e mungesës së ushqimit në shkolla, si dhe faktin se after school janë jashtë kontrollit të shtetit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy