
Deputeti Etjen Xhafaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në MCN Tv për të folur për zgjedhjen e Presidentit dhe Këshillimin Kombëtar. Xhafaj tha se për presidentin e ri po kryhet një proces gjithëpërfshirës dhe i hapur në mënyrë që të arrihet te kandidati më i mirë.
Unë kam bërë një propozim, nëse do ishte me votë të hapur do e kisha deklaruar, por duke qenë se ishte i mbyllur. Është një proces gjithëpërfshirës, i hapur. Për të arritur kandidatin më të mirë. Nuk mund të përplasim grushtat në tryezë, ky është një proces kushtetues është proces parlamentar. Në çdo moment mund të ketë njerëz të tjerë që kanë dalë nga grupet parlamentare dhe kërkojnë të ushtrojnë vullnetin e tyre. Kemi parë shumë procese që kanë qenë qesharakë. Mazhoranca e ka theksuar cilat janë ato që do të jenë premisat për këtë dialog që të arrijmë të kemi një president si simbol i bashkimit mes palëve. Besoj se kjo është në të mirë të gjitha palëve.
Unë besoj se ka njerëz shumë të përshtatshëm dhe në grupin parlamentar të PS por është arritur në këtë vendim që të kemi një vendim që të synohet kompromisi dhe jo vlerësimi i një ose shumë figurave. Fokusi ynë duhet të jetë te procesi. Presidenti duhet të përfaqësojë shumicën dërrmuese të shqiptarëve.
Ndërkohë përsa i përket çështjeve të ngritura në pyetësorin e Këshillimi Kombëtar Xhafaj tha se diskutimet nuk kanë arritur akoma tek përdorimi i kanabisit për përdorim vetjak dhe shtoi se ai është pro legalizimit të kësaj bime për përdorim mjekësor.
Për përdorim vetjak nuk kemi arritur akoma tek ky diskutim. Sa i përket përdorimit mjekësor unë jam pro. Është një debat që bëhet në të gjithë botën. Për mua për aryse mjekësore pastaj do duhej të shohim adaptimin si do bëhet.
Xhafaj tha se rizgjedhja e Macronit është një lajm i mirë për shqiptarët dhe shtoi se çelja e negociatave për anëtarësimin nn BE duhet të ndodhë sa më shpejt.
Mendoj që duhet të jemi të gëzuar që Macron u rizgjodh, alternativa do të kishte qenë një rrugë pa krye. Besoj se ishte lajm i mirë si për BE dhe për shqiptarët. Këtë herë më shumë se kurrë. Rrjedhimisht të gjitha vendet e BE janë të qartë se vendet e BP janë pjesë e Evropës dhe duhet të ndihmohet dhe të integrohet. Unë shpresoj që Bullgaria të kuptojë që çështja e analfabetit nuk mund të shërbejë më si pengësë për Maqedoninë e Veriut. BE duhet të hapë dritën jeshile.



