Korrupsioni në burgje ka qenë një nga temat e diskutuara në MCN Live ku eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi deklaroi se ka mjaftueshëm probleme të rënda.
Ai përmendi edhe një rast i ndodhur para 10-12 vitesh kur gjurmët e një personi i cili duhej të ishte brenda mureve të burgut për të kryer dënimin, janë gjetur në një rast vjedhje.
Korrupsioni është ekzistent, por gjykoj se ka probleme më të rënda. Nuk e di sa e konfirmuar është kjo por në një shërbim në Lezhë drejtori mu duk shumë i ngarkuar dhe historia ishte se gjurma e një të burgosuri ishte jashtë, pra 10- 12 vite më parë një i burgosur duke qenë i burgosur gjurmët e tij janë kapur jashtë në një grabitje. Pastaj mos të flasim për shërbimet e seksit. Kjo rritja e teknologjisë do të sjellë shumë probleme për hir të së vërtetës. Rritja e sigurisë ka të bëjë përveç faktorit njerëzor ka të bëjë me investimet në burgje dhe në këto 10 vjet nuk është bërë asnjë burg i ri. Nëse projektohet, janë projekte të investuara nga BE dhe pala shqiptare ka investuar vetëm tokën. Burgu i Reçit vajti larg dhe u bë problem për shkak të përmbytjes vetë BE e pati problem përmbytjen. Burgu duhet të jetë pranë qytetit dhe ai Reçit është shumë larg, dhe ka kosto si për familjarët dhe personelin. Në momentin kur BE hyn me investime duhet dhe ne të bëhemi palë dhe kjo ka dështuar.



