Analisti Fatos Lubonja i është bashkuar këtë të diel protestës së banorëve të “5 Majit”, që kundërshtojnë shembjen e banesave në kuadër të projektit të Unazës së Madhe. Lubonja foli për një projekt kriminal që synon të pastrojë paratë e pista.
Të bashkohemi është më shumë për t’i thënë ndal kësaj, sepse është një mesazh që u jepet gjithë shqiptarëve. Ky projekti është një projekt kriminal që kërkon të pastrojë paratë e pista të njerëzve të krimit. Është qeveria e krimit prandaj ju ka vënë ruspat për t’u hapur rrugën eskavatorëve dhe pastrimit të parave këtu. Thotë një fjalë e vjetër popullore, ‘çfarë sheh në kodër, prite në votër’. Me sa e shoh unë këtë punë, kjo bandë kriminale, fiton me lote, punon me të hangër pak e nga pak. Shumë njerëz që e shohin në kodër, thonë s’po më vjen në votër”, tha Lubonja.



