Bozdo: Beteja jonë është Edi Rama, padia në SPAK tregon ku ka degraduar PD (VIDEO)

Bozdo: Beteja jonë është Edi Rama, padia në SPAK tregon ku ka degraduar PD (VIDEO)

Nga selia blu pas mbledhjes së Sali Berishës dhe Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike, demokrati Eno Bozdo në një prononcim për MCN TV deklaroi se mbledhja ishte në zbatim të kuvendit të ndërmarrë disa ditë më parë për të vazhduar më tej.

Ai u shpreh se beteja e vetme e demokratëve është Edi Rama, ndërsa theksoi se Partia Demokratike ka vendosur që Basha të mos jetë më kryetar i saj.

Ne sot në komisionin e rithemelimit të Partisë Demokratike u mblodhëm në zbatim të kuvendit të 11 dhjetorit, u ndërmor mbledhja e tij të parë për axhendën e punës me fokus referendumin si dhe çështje të tjera që ka lidhje me situatën e PD.

Beteja jonë është vetëm me Edi Ramën nuk kemi beteja të tjera, kur shoh pengesat që demokratët i vënë njeri-tjetrit përballë më vjen keq, unë i takoj një fluksi tjetër demokratësh, faktet janë fakte, PD ka vendosur që Basha të mos jetë më kryetar i saj dhe për këtë do i drejtohemi kutisë së votimit më 18 dhjetor.

Duam që Partia Demokratike të jetë forcë reale dhe të marrë gjithë besimin e demokratëve nuk mund të vazhdohet më në atë mënyrë. Këto problematika kanë ndodhur shumë më përpara se Berisha të shpallej ‘non grata’. Duhet të jemi bashkë për tu përballur me Edi Ramën.

Ndërsa lidhur me padinë e drejtuar në SPAK sot nga kryetari i PD për 5 drejtuesit e kuvendit të rithemelimit të Partisë Demokratike, Bozdo e cilësoi si jo të drejtë.

Unë e kam përjetuar shumë keq më tregon nivelin se ku është degraduar sot PD, disa nga ata të paktën që drejtojnë PD sot. Kjo është non sens dhe tregon në çfarë modusi është duke jetuar një grup i vogël i Partisë Demokratike, larg demokratëve që konsiderohen marrëzira. Njerëzit poshtë ndoshta nuk duan as Bashën dhe Berishën dhe këtë shanc duhet t’ja japim. Lëvizje të tilla që vetëm tensionojnë dhe provokojnë njerëzit kur vullneti i plotë i demokratëve u shfaq tre ditë më parë, këto janë pa sens.

Në lidhje me dy mbledhjet e mbajtuara sot një nga Basha dhe tjetra nga Berisha, Bozdo tha se kjob tregon qartë një krizë shumë të rëndë të PD që dëmton kauzën e PD.

Nuk besoj se fsheh diçka kjo është një krizë shumë e rëndë e PD që dëmton kauzën e të djathtëve dhe nga ana tjetër duhet ta jetojmë deri në fund për tu ringritur pastaj. Nuk ndjehem mirë, por njoh të drejtën absolute për të drejtën e themelimit. Më intereson fakti që ne jemi ende të ndarë kur s’ka arsye për të qenë të tillë. Duhet të vëmë në zbatim atë që është e dukshme ka një kongres të jashtëzakonshëm dhe duhet të vëmë në jetë ato që ta çojnë PD drejt fitores. Nëse PD nuk fiton kjo nuk ka pikën e rëndësisë. Demokratët kanë folur vullneti i tyre duhet zbatuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy