Planifikonin protestë, policia indiane arreston 104 punëtorë të Samsung

Planifikonin protestë, policia indiane arreston 104 punëtorë të Samsung

Policia indiane ka arrestuar 104 punëtorë të cilët protestojnë për pagat e ulëta në kompaninë Samsung Electronics, pasi po planifikonin një marshim pa leje të hënën, njoftuan zyrtarët e policisë.

Ndalimi shënon një përshkallëzim të grevës së punëtorëve në një fabrikë të pajisjeve shtëpiake Samsung pranë qytetit Chennai në shtetin e Tamil Nadu.

Punëtorët duan paga më të larta dhe kanë bojkotuar punën për shtatë ditë, duke ndërprerë prodhimin i cili kontribuon afërsisht një të tretën e të ardhurave vjetore të Samsung në Indi, prej 12 miliardë dollarësh.

Punonjësit e ndaluar, të veshur me uniformat e tyre Samsung, u transportuan në një sallë dasmash, pasi komisariati nuk mundi që t’i strehonte të gjithë.

Në një deklaratë të premten, Samsung tha se kishte nisur diskutimet me punëtorët për të zgjidhur sa më parë çështjet.

Arrestimi i punëtorëve grevistë shënoi një përshkallëzim të ndjeshëm të mosmarrëveshjes së punës, e cila mund të ketë implikime të gjera për operacionet e Samsung në Indi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy