Fatjon Baze, TemA TV
Kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Dibër, ku fitues doli kandidati I mjatë Muharrem Rama.
Edhe pse kandidati I djathtë Sherefedin Shehu, humbi me një diferecë të thellë votash me mbi 4 mijë vota në favor të Muharrem Ramës, Basha është justifikuar sërish.
Në konferencën për shtyp ai u shpreh se Dibranët zgjodhën të votojnë të keqen. Por cuditërisht pavarsisht kësaj humbje të thellë, ai shprehet se do të luftoj që qytetarët Dibranë të çlirohen nga frika dhe varfëria.
"Zgjodhën të votojnë të keqen, e kuptoj gjendjen e tyre, dhe zghedhjen që bënë. U premtoj se do të luftoj edhe për lirinë e tyre nga varfëria, pamundësia, nga frika. Do të luftoj që jeta e tyre të mos varet nga politika. Ne bëmë më të mirën që mundëm gjatë kësaj fushate. Donim sinqerisht që të bënim një ndryshim për mirë në Dibër. Zgjodhëm një kandidat të shkëlqyer, Sherefedin Shehun, të panjollosur. Dua ta falenderoj për kontribuin, përpjekjen dhe kurajon e tij. ishpallim sot luftë totale kartelit të drogës, krimit dhe korrupsionit. E ardhja është në duart tona. Demokratët janë në krye të kësaj lufte dhe unë në krye të tyre" tha Basha.
Qytetarët Dibranë I dhanë një tjetër shuplakë të rëndë Partisë Demokratike në këto zgjedhje, ndërsa për Lulzim Bashën kjo është beteja e tretë e humbur në zgjedhje duke u konfirmuar si një lider I padëshiruar.



